Skandal në Rrugën e Arbërit/ Asfalti i shtruar nga “Gjoka Konstruksion” çahet ende pa përfunduar

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.11.2021, 18:45

Jo pak herë kryeministri Rama ka ironizuar punimet e bëra nga paraardhësit e tij në qeveri ku një nga shprehjet më të famshme është dhe ajo “Rrugë të lëna rrugëve”. Por mesa duket e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Rrugën e Arbrit, për të cilën është njoftuar se do të hapet ditën e hënë më datë 29 nëntor. Me rastin e Festave të Pavarësisë.

Mirëpo puna e bërë në shtrimin e kësaj rrugë mesa duket lë shumë për të dëshiruar, për të mos thënë pastaj për rreziqet që mund të paraqesë për drejtuesit e automjteve. Pikërisht në lidhje me këtë problëm ka shkruar në redaksinë tonë një qytetar, i cili trgon me pamje filmike se asfalti i sapopërfunduar në fshatin Xibër është çarë.

Mesazhi i qytetarit:

Rruga e Arberit akoma pa perfunduar ka filluar restituendo e trashes se ndertuar carjet e asfaltit e tregojne dukeshem sigurine e kesaj rruge sapo te perfunduar. Ekzaktsishte ndodhen carjet ne fshatin xiber.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit