Protesta për prishjen e shtëpive, banorët e Laprakës përplasen me policinë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.11.2021, 17:27

Banorët e Laprakës kanë dalë sërish në protestë dhe kanë bllokuar rrugën. Ata janë kundër shembjes së banesave të tyre dhe mosdakordësisë për dëmshpërblimin nga ana e shtetit. Kjo situatë është shoqëruar me tensione mes tyre dhe forcave të policisë, pasi këta të fundit nuk kanë lejuar që të bllokohet rruga.

Për pasojë ka patur edhe konfrontime fizike mes banorëve të Laprakës dhe efektivëve të policisë. Marshimi i banorëve ka filluar nga Lapraka deri në ish-sheshin "Shqiponja". Deri më tani nuk raportohet të ketë të shoqëruar në komisariat. “Kërkesat tona janë të menjëhershme, janë gjithë këto kohë që nuk kemi asnjë përgjigjie nga drejtuesit e vendit për gjendjen tonë”- tha njëri prej banorëve.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit