Skandali me mësuesin pedofil në Berat/ Rrëfehet ish-nxënësi i tij: Na dhunoi fizikisht, pastaj ngacmoi vajzat

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.11.2021, 17:22

Një skandal i vërtetë është denoncuar në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Beratit, në shkollën “22 Tetori”. Prej disa ditësh në këtë shkollë ishte emëruar mësues për lëndët e “fizikës” dhe “informatikës” 62-vjeçari Ëngjëll Bregu, i cili ka qenë i dënuar më parë për pedofili dhe ngacmim seksual ndaj nxënësve. Megjithatë pas denoncimit, 62-vjeçari është pezulluar deri në sqarimin e plotë të fakteve.

Ishin prindërit e nxënësve që kërkuan menjëherë pezullimin e tij nga puna, për shkak të së kaluarës së tij. Në lidhje me këtë çështje ka shkruar në redaksinë tonë edhe një ish-nxënës i tij, i cili është kthyer shumë vite pas në kohë dhe ka risjellë atë që i ka ndodhur. Bëhet fjalë për vitin 2003 dhe sipas rrëfimit të ish-nxënësit, mësuesi kishte organizuar një ekskursion në Bogovë.

Pasi kishin përfunduar drekën në një lokal, ai i kishte çuar nxënësit që të ngjisnin disa shkallë dhe në ngjitje e sipër i kishte dhunuar fizikisht me pretekstin se ishin larguar nga pjesa tjetër e nxënësve. Për këtë arsye, ai i ka dënuar disa nga nxënësit duke i lënë aty dhe më pas ka vazhduar ngjitjen me pjesën tjetër. Pikërisht në këtë moment ka ndodhur edhe ngacmimi seksual ndaj vajzave.

Mesazhi i plotë ish-nxënësit:

Prsh doja te thoja qe 15min para se te ngacmonte vajzat, 5 nga ne cunat na ka ushtruar dhunë fizike e na ka len aty per te vazhduar i qet me planet e veta. Behet fjal per 2003. Ky monstra organizoi nje ekskursion ne Bogove. Me sa mbaj mend nga 2003 kemi qen klas e 6. Pasi drekuam ne nj lokal ne Bogove na coi te ngjisnim disa shkalle. Ku ne mes te shkalleve ne ngjitje e siper na ka dhunuar fizikisht, gjoja ishim larguar nga pjesa tjeter e nxenesve. Edhe na denoi duke na len aty, vazhdoi ngjitjen me pjesen tjeter ku edhe ndodhi ngacmimi. Ne qe ngelem posht e kemi mesuar per ngacmimin dy dit m pas qe i bie e hen. Ku monstra u denoncua fal prinderve shoqeris mesuesve. Mbehet qefi qe fenomene te tilla te publikohen.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit