Gëzim i dyfishtë për Florian Markun, kampioni shqiptar bëhet baba në ditën e lindjes së gruas

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.11.2021, 16:43

Boksieri i njohur shqiptar Florian Marku është bërë baba për herë të parë. Lajmi është bërë publik nga vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Gjithashtu kjo ditë ësht kthyer në një gëzim të dyfishtë për të, pasi ditën e sotme ka ditëlindjen edhe e shoqja. “Faleminderit Zotit të Gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë që ka lindur dhe nusja, në 27 nëntor. Mire se erdhe në këtë jetë djali im MATIN MARKU 27,11,2021. Zoti të dhëntë shëndet, fat, e një jetë sa më te lumtur! Babi me Mamin do të duan pa kufi gjithmonë”, shkruan Florian Marku.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit