Valoni lahet nudo në dush, Beniada e shmang duke qeshur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2021, 15:03

Valon Shehu është banori më i ri i shtëpisë së BBV, pasi ka më pak se 5 ditë që është futur. Gjatë bisedave të ndryshme me banorët ai ka treguar se nuk ka komplekse madje një ditë tha se do të jetë i pari që do bëjë seks brenda shtëpisë së BBV. Por ditën e sotme ai i ka habitur të gjithë pasi kishte zgjedhur të lahej nudo në dush. Ndërkohë në tualet kanë qenë edhe vajzat, Beniada, Einxhel dhe Sara. Ka qenë Beniada ajo që e ka vënë re këtë detaj dhe iu ka treguar edhe banoreve të tjera, ndërsa vetë mezi mbante të qeshurën dhe përpiqej ta shmangte çdo moment.

Vlen të thuhet se pjesa tjetër e banorëve lahet me rroba banjo, por Valoni duket se nuk ka komplekse fare dhe lahet i zhveshur para miliona shqiptarëve që e ndjekin në çdo moment.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit