Aksident tragjik në Itali! 24-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi humbi kontrollin e BMW-së

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.11.2021, 14:50

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 24-vjeçar shqiptar. Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur mbrëmë pak para kryqëzimit për Castelbellino ku shqiptari me iniciale F. K. duket se ka humbur kontrollin e makinës BMW-së dhe më pas është përplasur. Mësohet se ai po kthehej në shtëpi, por fatkeqësisht humbi kontrollin e automjetit dhe gjeti vdekjen në moshë fare të re.

Zjarrfikësit dhe ambulanca mbërritën me urgjencë në vendngjarje, por çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë rezultoi e pasuksesshme për të riun shqiptar. Për nxjerrjen e trupit të pajetë nga kabina u deshën disa orë.

Burimi: qdmnotizie.it| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit