Ministrja bullgare: Ka diçka të çuditshme në aksidentin e autobusit maqedonas, zjarri u përhap shumë shpejt

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.11.2021, 14:24

Ministrja e përkohshme e Zhvillimit Rajonal të Bullgarisë, Violeta Komitova, ka folur në lidhje me aksidentin tragjik të pak ditëve më parë në Bullgari, ku një autobus i kompanisë "Besa trans" shpërtheu në flakë dhe për pasojë humbën jetën 45 persona, shumica prej të cilëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Ditën e tragjdisë ajo ka shkuar në vendngjarje për të parë nga afër dhe analizuar atë që kishte ndodhur.

Sipas saj kishte diçka shumë të çuditshme në shpërthimin e zjarrit dhe ajo është se zjarri ka filluar dhe është përhapur shumë shpejt, gjë që ndodh në raste shumë të veçanta.

Më konkretisht ajo tha:

Gjëja më e frikshme për një zjarr është një shpërthim. Atëherë nuk ka kohë për të reaguar. Zjarri në autobusin e “Besa Trans” ka prekur objekte që janë djegur shumë shpejt dhe nuk ka pasur kohë për reagim nga pasagjerët. Të krijohet përshtypja se shoferi nuk ka tentuar të zbresë nga autobusi, megjithëse ka pasur më shumë kohë për t'u evakuuar nga autobusi. Shoferi e njihte këtë rrugë sepse udhëtonte çdo javë’ka sqaruar ministrja. Parmaku i sigurisë rrugore është bërë sipas një projekti të vitit 2002, që nuk do të thotë se është jashtë normave, duke shtuar se në kohën kur është ndërtuar ka qenë sipas rregullave.

Burimi: remonews.com| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit