Pezullohet nga detyra mësuesi pedofil që u rikthye të jepte mësim në Berat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2021, 14:12

Është pezulluar nga puna 62-vjeçari Ëngjëll Bregu, mësues në shkollën "22 Tetori" në Berat. Mësohet se ka qenë Zyra Arsimore në Berat ajo që ka marrë këtë vendim deri në zbardhjen e plotë të fakteve. Mësuesi ka dorëzuar dëshminë e penalitetit që nuk është i dënuar, por prindërit e nxënësve janë të shqetësuar pasi sipas tyre fëmijët kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit. Për këtë arsye prindërit kërkojnë që Bregu të pezullohet nga detyra.

Mësuesi ka qenë i dënuar më herët për të njëjtën akuzë, por u vendos sërish në postin e mësuesit dhe sipas drejtorisë ka qenë DAR ajo që emëruar Bregun në postin e mësuesit të 'fizikes' dhe 'informatikes' .

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit