Bota e shqetësuar nga “Covidi afrikan”, Zvicra do mbajë referendum për heqjen e masave kufizuese

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.11.2021, 13:55

Zvicra është një nga vendet që ka shkallën më të ulët të vaksinimit në Europën Perëndimore. Ditën e nesërme është planifikuar të mbahet një referendum në lidhje me masat anti-Covid. Që nga fillimi i pandemisë, qeveria zvicerane ëstë u përpjekur të vendosë masa për të kontrolluar përhapjen e Covidit, por duke i qëndruar besnike sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë, në të cilin qeveria ka pak fuqi formale dhe njerëzit kanë fjalën e fundit për të shprehur vullnetin e tyre.

Zvicra nuk është se ka vendosur masa të rrepta siç kanë bërë disa shtete fqinje të saj. Njerëzit u lejuan të dilnin jashtë sa herë që dëshironin dhe shkollat ​​u mbyllën vetëm për disa javë. Megjithatë në shtator, pasaporta e vaksinimit u bë e detyrueshme për të hyrë në bare, kafene, restorante, kinema, muze, ngjarje sportive dhe shkolla, por kjo masë pati kundërshtime nga qytetarët.

Për disa javë ka pasur përballje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë. Ministri i Shëndetësisë nuk ka guxuar që të aplikojë masa reja para referendumit të ditës së nesërme. Ai deklaroi se duhen të aplikohen masa të reja për dimrin dhe që heqja e certifikatës së vaksinimit, do ketë ndikim negativ në vend.

Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit