“Ju bëj thirrje mos ta provoni”, i riu rrëfen rrugën për Angli: Ishim 53 veta në gomone, 20 djem nga Tropoja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2021, 13:31

Anglia ka qenë dhe vijon të mbetet ëndërr për të rinjtë shqiptarë që bëjnë gjithçka për të mbërritur atje. Rruga drejt Anglisë është tepër e vështirë dhe me shumë pengesa e për këtë duhen shumë para. Por të rinjtë shqiptarë kanë gjetur mënyra më pak të kushtueshme por që vënë në rrezik jetët e tyre. Kalimi i kufirit mes Francës dhe Anglisë me anije dhe gomone është kthyer në një zgjidhje për shqiptarët por që bart shumë rrezik, pasi çdo ditë ka raportime për fatalitete gjatë kësaj rruge.

Së fundmi një i ri nga Tropoja ka raportuar në redaksinë e JOQ ALBANIA se si ka mbërritur në Angli pas shumë sakrificash. Ai ka treguar se kanë qenë 53 njerëz në gomone dhe 20 djem kanë qenë nga Tropoja. Më tej ai iu bën thirrje të tjerëve që mos ta provojnë këtë rrugë pasi është e rrezikshme dhe me shumë mund.

Raportimi i qytetarit nga Tropoja:

Pershendetje Joq, kemi mberritur shnosh e mire pas ni sakrifice shim tmadhe. Ju baj thirrje mos ta provoj kush ma.kemi qen 53 veta ne gomone Ishim 20 cuna nga tropoja. Na rujti zoti

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit