I dënuar për pedofili dhe ngacmim seksual, mësuesi 62-vjeçar rikthehet të japë mësim në shkollën në Berat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2021, 12:32

Një skandal ka ndodhur së fundmi në Berat, pasi një mësues i dënuar për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003 është emëruar mësues 'fizike' dhe 'informatike' në shkollën "22 tetori". Sipas "BW" bëhet fjalë për 62-vjeçarin Ëngjëll Bregu i cili në vitin 2003 është denoncuar nga nxënëset e shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat pasi gjatë një ekskuesioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit. Asokohe nxënëset e cilësuan mësuesin si maniak, pedofil dhe të rrezikshëm.

Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7-muaj burg, por gjykata nuk ja hoqi asokohe të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria. Mësuesi u rikthye në detyrë në vitin 2004 në një shkollë 9-vjeçare në fshatin “Hinkë” më Dimal por një muaj më pas u transferua në shkollën 9-vjeçare të fshatit “Çiflik”. Por në vitin 2009, 13 prindër e akuzuan Bregun se ngacmonte nxënësit në shkollë.

Prindërit iu drejtuan Drejtorisë Arsimore Berat, me një peticion ku shpjegonin sjelljet jo të hijshme, të mësuesit. Prindërit e akuzonin mësuesin Ëngjëll Bregu se vinte i dehur në shkollë, se organizonte ekskursione pa miratimin e drejtorisë së shkollës dhe se i prekte vajzat e mitura në pjesë të ndryshme të trupit. DAR Berat e pezulloi mësuesin nga detyra por për shkak se denoncimi nuk u bë në polici, Bregu nuk u arrestua sërish.

Por tani që kanë kaluar 13 vite nga kjo ngjarje, mësuesi Ëngjëll Bregu është rikthyer në punë dhe vijon mësimin në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”, në qendër të qytetit të Beratit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit