“Prindërit i çuan në shkollë fëmijët por iu kthyen me arkivole”, kryetari i komunës Deçan: Krim makabër mbrëmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2021, 12:03

Sulmi i ditës së djeshme në Deçan ishte nga më të rëndët që ka ndodhur jo vetëm në Kosovë, por në mbarë trojet shqiptare. Kryetari i Komunës së Deçanit në Kosovë, Bashkim Ramosaj duke folur për 'FaxNews' tha se nga kjo ngjarje e rëndë kanë humbur jetën tre persona dhe një i katërt është plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën. Ramosaj deklaroi se ende nuk ka një pistë konkrete në lidhje me këtë vrasje të trefishtë, por iu bëri thirrje të gjithëve që të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Mbrëmë ka ndodhur një krim makabër. Është një ngjarje e rëndë që nuk ka ndodhur më herët, ka humbur jetën shoferi dhe dy nxënës, nxënësi që u plagos është jashtë rrezikut për jetën, është mirë me shëndet. Rasti ka qenë tepër tragjik dhe tepër i rëndë, prindërit i kanë çuar fëmijët në shkollë, dhe u janë kthyer me arkivole. Ne jemi pranë familjeve në këto momente, kushdo që ka informacion, e ftojmë që të ndihmojë organet e hetimit, në dobi të zbardhjes së këtij rasti. Nuk dua të bëj ndonjë spekulim për pistat, jam në dijeni që prokuroria dhe policia po bëjnë gjithçka që është e mundur për ta zbardhur këtë ngjarje. Uroj që ky rast të zbardhet sa më shpejt.

Më tej ai tha se në vendin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë ka kamera sigurie dhe kjo do ndihmojë në zbardhjen e shpejtë të autorit dhe kapjen e tij. Ramosaj tha se kjo linjë e autobusit e bën shpërndarjen e nxënësve çdo ditë nga shkolla në banesë.

Është një linjë e rregullt e autobusit, nuk ka pasur ndonjë problematikë deri mbrëmë, kur ndodhi ajo ngjarje që na tmerroi të gjithëve.

Bashkim Ramosaj shpreh ngushëllime familjes Kurmehaj për vdekjen e vajzës –  InLajmi

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit