Zjarr në spitalin Covid 3 në QSUT, tymi mbulon godinën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2021, 11:32

Është përfshirë nga flakët kati i parë i spitalit Covid3 në QSUT. Ende nuk dihet se nga se është shkaktuar zjarri, por në pamjet e mëposhtme mund të shihet se si tymi ka mbuluar gjithë godinën. Në pamjet e mëposhtme mund të shihet se si mjekët dhe infermierët nxitojnë të dalin me shpejtësi jashtë godinës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak Me datë 27.11.2021, te spitali "Covid 3" ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit

Vijon...

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit