Shpërthimi i fuqishëm me tritol në Fier, banorja e pallatit: U tmerruam të gjithë, pronari është alamet burri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2021, 11:22

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e lagjes "8 shkurti" mbrëmjen e kaluar në Fier. Një sasi tritoli është vendosur në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së Asqeri Hyskaj, i cili jetonte në Itali prej vitesh. Duke folur për mediat, banorët kanë deklaruar se janë tmerruar nga një zhurmë e fortë, ndërsa pasi kanë dalë jashtë kanë mësuar për shpërthimin në katin e 4. Një banore ka treguar se i zoti i shtëpisë jetonte jashtë me vajzat dhe kthehej vetëm në verë.

U trembëm shumë. Asqeriu jeton jashtë shtetit, në Itali. Ka 3 vajza. Ishte këtë behar këtu. Shtëpia ishte me plaçka. Ishte një zhurmë e madhe. U ngrita bashkë me çunin, thamë ça ndodhi. Nuk kemi ashensor, por një derë hekuri. Ajo ishte prishur. Dolën të gjithë banorët jashtë të tmerruar. Asqeriu është burrë shumë i mirë, është rreth 90 vjeç. S’kemi parë gjë njerëz të dyshimtë. Ata po bëjnë vite në emigracion, vinë verë për verë. çupat i ka të martuara, s’ka borxhe. Është alamet burri, ça borxhliu.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit