Shokuese në Berat! 3 të mitura shfrytëzohen s*ksualisht nga një grua, vajza më e vogël në klasë të tretë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2021, 11:00

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Berat pasi tre vajza të mitura janë shfrytëzuar seksualisht nga një grua. "FaxNews" raporton se ka nisur hetimi për 3 të mitura të klasave të 3, 7 dhe 8 me dyshimet se janë abuzuar seksualisht. Mësohet se vajza në klasën e tetë ka më shumë se 10 ditë që nuk shkon në shkollë dhe prindërit i ka të pamundur fizikisht për t’u kujdesur. Prindërit e vajzave kanë probleme të shëndetit mendor dhe një grua që kujdeset për familjen dyshohet se shfrytëzon vajzat.

Tre vajzat dhe prindërit e tyre jetojnë në Berat në një banesë me qira dhe zonja indetiteti i të cilës nuk bëhet i ditur , dyshohet se është burimi ndërlidhës nga meshkuj në moshë. Gruaja në fjalë është banore e zonës ku jeton familja e të miturave. Prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet dhe po marrin në pyetje personat që mund të informacion në lidhje me këtë ngjarje.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit