“Një makinë erdhi me shpejtësi”/ Zbardhet aksidenti i eskortës së Sali Berishës, një 24-vjeçar nga Kosova nën hetim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2021, 10:25

Policia ka proceduar penalisht 24-vjeçarin nga Prishtina pasi në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka përplasur një automjet dhe ky automjet ka përplasur më pas makinën shoqëruese të ish-kryeministrit Sali Berisha. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar 24-vjeçari A.M nga Kosova dhe dy pasagjerët që ishin duke udhëtuar me të.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin A.M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të deputetit S.B. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë. Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit