Shpallet në kërkim një 15-vjeçare në Delvinë, u largua nga shtëpia pas divorcit të prindërve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2021, 09:46

Policia në Delvinë ka shpallur në kërkim një 15-vjeçare pasi është larguar nga shtëpia bashkë me mamanë e saj. Denoncimin në polici e ka bërë babai i vajzës pasi kjo e fundit është larguar pas divorcit të prindërve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, shpallën në kërkim një 15 vjeçare, banuese në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj, se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit