“E sëmurë psikike dhe mendore”, Fifi flet më në fund për gjendjen e saj shëndetësore në BBV

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2021, 08:59

Mbrëmjen e kaluar Fifi u bë pjesë e BBV për të folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë, por edhe motivet që e çuan drejt dorëheqjes nga kjo lojë. Teksa fliste për këto, Fifi u ndal edhe te etiketimet që mori për shkak të gjendjes së saj emocionale dhe psikologjike brenda shtëpisë. Ajo foli me ironi për të gjithë ata që e kanë cilësuar “të çmendur e të sëmurë psiqike”.

Nuk jam një e sëmurë mendore, nuk kam nevoje për psikiatër, nuk kam nevojë për ilaqe. Në asnjë moment nuk kam dasht kërkUjt me i ba dëm në atë shtëpi. Fifi ka pasur shumë nevojë për dashni për përqafim dhe një faleminderit. Brenda është energji shumë tensionuese, ka shumë gjëra negative, 5 ditët e fundit kam qenë shumë keq. Kam kërkaur dhe psikolog brenda dhe ma kanë sjellë. Fifi ka filluar të kujdeset për shëndetin e saj mendor (tha ajo disi me ironi) për të gjithë ju që më akuzuat se kam probleme psiqike, kjo është gjë e shpifur që keni thënë. Përveç meje, keni lënduar babën, mamin tim, familjen, shtëpinë ku unë punoj, shoqërinë e të gjithë ata që m’i dinë emocionet e shpërthimet. E më mirë se ata nuk mundet me thënë njeri se sa e çmendur është Fifi. Dua t’i kërkoj falje publike publikut.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit