Po shkonte te i fejuari në Angli/ Kjo është 24-vjeçarja e cila humbi jetën në gomonen me emigrantë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2021, 08:37

Një grua e re e cila vdiq në kufirin mes Anglisë dhe Francës i dërgoi një mesazh në Snapchat të fejuarit të saj duke i thënë se varka e tyre po shfryhej dhe po mbushej me ujë. Maryam Nuri Mohamed Amin, 24 vjeç, ishte viktima e parë e konfirmuar pasi 27 emigrantë vdiqën në brigjet e Francës të mërkurën. Sipas raporteve, Maryam, kishte lënë studimet e saj në Irak për t'u përpjekur të ishte me Mohammedin, një emigrant kurd, në Mbretërinë e Bashkuar. Partneri i saj, Mohammed Karzan, ka treguar se si ishte në kontakt me gruan e tij të ardhshme, ndërsa tragjedia ndodhi. Ai ishte në kontakt me të në Snapchat, duke ndjekur lokacionin e saj me një sinjal GPS dhe kur ajo u zhduk dhe ai kuptoi që kishte humbur partneren.

First confirmed victim of Channel tragedy 'was trying to reach husband in  UK' | Metro News

Karzan tregoi se si ajo i dërgoi mesazh për të thënë se varka po mbushej me ujë, por i tha të mos shqetësohej pasi ata do të shpëtoheshin. Por ndihma erdhi shumë vonë, dhe ajo dhe 17 burra, gjashtë gra të tjera njëra prej të cilave ishte shtatzënë dhe tre fëmijë vdiqën, ndërsa vetëm dy persona mbijetuan.

Kisha kontakte të vazhdueshme me gruan time dhe po e gjurmoja me GPS të drejtpërdrejtë. Pas 4 orësh e 18 minutash nga momenti kur ajo hyri në atë varkë, mendoj se ishin në mes të detit, pastaj e humba.

Burimi:themirror Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Një gomone e dëmtuar është parë në Loon Beach, një ditë pas tragjedisë

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit