“Donte të bëhej doktoreshë”, e afërmja e 17-vjeçares së vrarë në Kosovë: Po kthehej nga shkolla si çdo ditë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2021, 07:59

Sulmi i ditës së djeshme në Deçan ishte nga më të rëndët që ka ndodhur jo vetëm në Kosovë, por në mbarë trojet shqiptare. Një nga viktimat e kësaj tragjedie ishte edhe 17-vjeçarja Gentiana Mustafaj, vajza e një veterani lufte. Duke folur për mediat lokale, halla e vajzës, Laureta Kosumi ka deklaruar se 17-vjeçarja ishte duke u kthyer nga shkolla kur ndodhi sulmi i tmerrshëm. Sipas saj vajza donte të bëhej doktoreshë dhe se se tani e gjithë familja është e shokuar nga kjo ngjarje e rëndë.

Ka qenë 17-vjeçare shkonte shkollën e mjekësisë dhe ka qenë duke u kthyer nga shkolla. Ka qenë orari i shkollës dhe ky ka qenë orari që u kthy çdo ditë me linjë të autobusit, sikurse e kanë gjithë nxënësit. Familjarët janë të shokuar, dhe është një gjendje shumë e rëndë në familje. Ajo asnjëherë nuk ka folur për ndonjë telash për tek linja e autobusit. Dëshira e saj ka qenë të jetë një doktoreshë në të ardhmen.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit