Pamela u hodh nga kati i 5-të me foshnjën në krah, Urdhri i Farmacistëve: Ndarja nga jeta e koleges tonë, humbje e madhe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2021, 07:31

Urdhri i Farmacistëve ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Vlorën dhe jo vetëm ditën e djeshme. Pamela Mërtiri e cila punonte si farmaciste I dha fund jetës së saj dhe të foshnjës 1 vjeçe duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që po përjetonte që prej ndarjes nga bashkëshorti i saj.

Në reagmin e mëposhtēm Urdhri i Farmacistëve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës duke bërë edhe një lloj prezantimi për ata që nuk e kishin njohur personalisht

Reagimi i Plotë nga Urdhri i Farmacistëve:

Të nderuar kolegë,

Komuniteti i farmacistëve dhe mbarë opinion publik u trondit sot nga ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e koleges sonë Pamela Mërtiri dhe djalit të saj.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të tyre, për këtë ikje të parakohshme.

Kush ishte Pamela Mërtiri, për të gjithë ata që nuk patën fatin ta njihnin.

Pamela lindi më 30.03.1987 në qytetin e Vlorës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ndoqi studimet e larta, dega Farmaci, pranë Universitetit Kristal, ku u diplomua në vitin 2011. Pamela jetonte dhe ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Tiranës. Prej vitit 2014 ajo drejtonte subjektin e saj farmaceutik, farmacinë Mela Pharma në qytetin e Tiranës.

Ndarja nga jeta e koleges tonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët por dhe për të gjithë miqtë, kolegët dhe ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të.

Lamtumirë kolege!

Ti dhe engjëlli yt u prehshi në paqen e përjetshme!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit