Paralajmërohen sulme të tjera në Kosovë mes datave 26- 30 nëntor: Shmangni qendrat tregtare!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.11.2021, 02:02

Sulmi i ditës së djeshme në Deçan ishte nga më të rëndët që ka ndodhur jo vetëm në Kosovë, por në mbarë trojet shqiptare. Si pasojë e sulmit të armatosur në një autobus nga persona të maskuar dhe ende të pindentifikuar, humbën jetën dy nxënës dhe shoferi. Ndërkohë “Gazeta Epoka e re” ka publikuar skenare tronditës, ku bëhet fjalë se një ambasadë e huaj ka paralajmëruar shtetasit e vet që shërbejnë në Kosovë të bëjnë kujdes sepse “ka mundësi të ketë aksione armiqësore në Kosovë” nga periudha 26 nëntor deri më 30 nëntor.

Ambasada, emri i së cilës nuk është bërë publik, u ka kërkuar njerëzve që të shmangin qendrat tregtare dhe vendet me shumë njerëz. “Ka një qarkore që tërheq vërejtën se nga data 26 deri më 30 nëntor ka mundësi të ketë aksione armiqësore në Kosovë, dhe se ftohen qytetarët e huaj t’i shmangin qendrat tregtare dhe vende e tjera ku ka shumë njerëz”- shton më tej Gazeta “Epoka e re”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit