Atentati në Deçan/ Përfundon me sukses operacioni i të plagosurit, nxënësi ndodhet jashtë rrezikut

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.11.2021, 01:37

Nxënësi i tretë i plagosur në ngjarjen tragjike të Gllogjanit në Deçan i është nënshtruar operacionit për t’i hequr plumbin nga trupi. Nga spitali u njoftua se operacioni është kryer me sukses dhe i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu në lidhje me këtë çështje ka folur edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku tha se pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore, raporton Gazeta Express.

"Kanë qenë në autobus në linjën e fundit duke u kthyer në shtëpitë e tyre. Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me aq sa jemi në njohur edhe organet e rendit janë duke bërë përpjekjet maksimale që krimineli të zihet sa më parë dhe të vihet para drejtësisë”- është shprehur Nagavci.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit