Tragjedia në Deçan/ Altin Goxhaj bën deklaratën e fortë: Akt terrorist i serbëve për të provokuar konflikt të gjerë!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.11.2021, 00:26

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar me anë të një postimi në "Facebook" për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Deçan ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e një sulmi me kallashnikov. Sipas Goxhajt, "të qëllosh dhe vrasësh me kallash fëmijët në autobuzin e nxënësve duke i zënë pusi me target të qartë “autobuz plot me fëmijë”, kuptohet që kemi të bëjmë me një akt të pastër terrorist të shërbimeve sekrete serbe për të provokuar konflikt në shkallë të gjerë"!

Më tej Goxhaj shprehet se autoritetet dhe shërbimet e sigurisë në Kosovë duhet të veprojnë me maturi dhe zgjuarsi.

Postimi i Altin Goxhajt:

Të qëllosh dhe vrasësh me kallash fëmijët në autobuzin e nxënësve duke i zënë pusi me target të qartë “autobuz plot me fëmijë”, kuptohet që kemi të bëjmë me një akt të pastër terrorist të shërbimeve sekrete serbe për të provokuar konflikt në shkallë të gjerë! Ky është momenti më i përshtatshëm për Serbinë dhe Rusinë, etj për të vepruar. Duhet zgjuarsi dhe maturi e madhe nga autoritetet dhe shërbimet e sigurisë në Kosovë përfshi edhe bashkëpunimin e ngushtë me faktorin amerikan për të mos rënë në kurthin përkatës. Hapi i parë është përcaktimi i pistës kryesore si një akt terrorist ndërkombëtar dhe thirrje opinionit publik për qetësi dhe besim në autoritetet shtetërore! Ngushëllime familjeve të engjëjve që shkuan në Parajsë!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit