Truproja i Berishës: Një makinë në kundravajtje erdhi me shpejtësi “skëterrë” drejt nesh

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 23:18

Truproja i Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aksidentin që u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Mamurras, ku u raportua se u përfshi një nga mjetet e eskortës së ish-kryeministrit.

Ervis Tushe ka thënë se një mjet në kundravajtje ka ardhur me shpejtësi jashtë normave të lejuara drejt tyre, por falë shmangies së shoferit makina ku udhëtonte Berisha ka mundur t'i shpëtojë aksidentit.

Ai tha se të gjithë njerëzit që ndodheshin në makinën e ish-kryeministrit Berisha janë mirë.

Truproja thotë më tej se makina e tretë që shoqëronte Berishën ka frenuar në vend, duke bërë që një automjet ta godasë nga pas.

Reagimi i plotë i truprojës së Berishës:

Pas takimit ne qytetin e Laçit, rreth ores 19:02, rruges ne kthim ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin tone vjen nje Mercedes i Bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje. Fale aftesise te shoferit te makines se z. Sali Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se z. Berisha, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor. E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te shoferit qe po I jepte makines me shpejtesi ne autostrade ne korsine e gabuar. Fale zotit te gjithe jemi ne gjendje te mire shendetesore, perfshire doktor Berisha.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit