Sulmi ndaj autobusit në Deçan: Ka ende nxënës që s’janë gjetur, ja kanë mbathur nga frika

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 22:50

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike që tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë por edhe në Shqipëri, ku një autobus me nxënës u sulmua me breshëri plumbash nga persona të paidentifikuar.

Bilanci ka qenë vërtet tragjik! Dy nxënës, një djalë dhe një vajzë, përkatësisht të moshave 17 dhe 18-vjeç janë konfirmuar zyrtarisht nga policia si viktima të sulmit me armë zjarri.

Ndërkohë së fundmi raportohet se në momentin e sulmit në autobus kanë qenë 8 persona.

Sipas gazetarit Mal Qorraj, ka ende nxënës të cilët nuk janë gjetur, pasi dyshohet se ja kanë mbathur të frikësuar pas sulmit të bërë.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë qenë dy persona të cilët kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të autobusit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit