U raportua e zhdukur në JOQ, gjendet shëndoshë e mirë 17-vjeçarja nga Durrësi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 22:06

Është gjendur shëndoshë e mirë 17-vjeçarja nga Durrësi, A. R., e cila u shpall e zhdukur pak orë më parë.

Ajo ishte larguar dje në drekë nga shtëpia e saj pas një debati në familje.

Të shqetësuar, familjarët raportuan në JOQ zhdukjen e të resë, e cila fatmirësisht është rikthyer në gjirin e familjes.

Familjarët thanë gjithashtu se e kishin denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së tyre.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit