Sulmi me armë zjarri ndaj autobusit në Deçan, tre nxënës në gjendje kritike

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 21:37

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë, ku një autobus me nxënës u qëllua me breshëri plumbash nga një person i paidentifikuar në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Policia ka konfirmuar zyrtarisht se si pasojë e të shtënave me armë në drejtim të autobusit kanë humbur jetën shoferi dhe dy nxënës, një 17-vjeçare dhe një 18-vjeçar, ndërkohë që mediat kanë raportuar se për një viktimë të katërt, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Mediat në Kosovë raportojnë se gjithashtu kanë mbetur të plagosur gjashtë nxënës, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Autobusi po transportonte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit