Dalin pamjet e para nga sulmi me kallashnikov ndaj autobusit të nxënësve në Kosovë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 21:12

Kosova është tronditur pak minuta më parë, pasi një autobus me nxënës u qëllua me breshëri plumbash në Gllogjan të Deçanit.

Fatkeqësisht nga ky sulm janë konfirmuar deri më tani tre të vdekur, dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Së fundmi në mediat kosovare kanë dalë dhe pamjet e para nga ngjarja e rëndë.

Në pamje shihet momenti ku të lënduarit mbërrijnë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Raportohet se shoferi i autobusit dhe një nxënës kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa viktima e tretë, një nxënëse, ka ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk ka mundur dot t'u mbijetojë plagëve të rënda.

Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë; Gani Gjokaj – shoferi, Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit