Përplasen disa makina në Milot, njëra prej tyre shoqëronte Sali Berishën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 20:47

Një aksident masiv është shënuar pak minuta më parë në autostradën Milot-Mamurras.

Në këtë aksident janë përfshirë disa automjete dhe si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Dyshohet se njëra prej makinave të përfshira në aksident ishte e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili mbajti foltoren pasditen e sotme në Milot.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë të plagosurit janë transportuar drejt spitalit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit