Breshëri kallashnikovi drejt një autobusi me nxënës, 3 viktima

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 20:38

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Deçan. Në fshatin Gllogjan është qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj një autobusi me nxënës. Burimet e Express thonë se kanë mbetur të vdekur tre persona. Dy nxënës kanë vdekur në spital, ndërsa shoferi i autobusit në vendin e ngjarjes. Lajmi në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi.

“Dyshohet se ka të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi me nxenës, prokurorja kujdestare është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes”.-tha ai.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit