U hodh nga pallati dhe vdiq së bashku me foshnjën/ Një javë më parë 34-vjeçarja kishte tentuar të vetëvritej duke pirë shampo

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 20:29

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Vlorën ditën e sotme, ku një 34-vjeçare e identifikuar si Pamela Mërtiri u vetëhodh nga kati i pestë i pallatit se bashku me foshnjën e saj 1 vjeç. Kujtojmë se nëna dhe fëmija ndërruan jetë gjatë rrugës për në spitalin e Vlorës. Ndërkohë, tashmë burime për Fax News bëjnë me dije se Pamela një javë më parë kishte tentuar të vriste veten duke pirë shampo.

34-vjeçarja rezulton të jetë shtruar në spital një javë më parë për këtë arsye. Në javët e fundit viktima kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike e cila siç duket i është shkaktuar pas divorcit me ish bashkëshortin e saj. Pamela ka qenë e divorcuar dhe punonte si farmaciste në Tiranë, ndërsa në Vlorë kishte shkuar për të takuar prindërit e saj. Ajo u hodh nga një pallat që ndodhej shumë pranë banesës së prindërve të saj, duke i marrë jetën dhe fëmijës së saj të vetëm.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit