Berisha: Ramën, Bashën dhe gurin do t’i rrokullis të tre!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 18:50

Ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren që po mbahet pasditen e sotme në Kurbin ka komentuar deklaratën e Edi Ramës i cili tha ditën e djeshme seish-ktyeministri ka në qafë një gur të rëndë. Në lidhje me këtë Berisha ka thënë se ai do ta rrokullis Ramën, pengun e tij(Bashën) dhe gurin.

"Lulzim Basha është shndërruar në një figurë të dashur për PS-në. E thonë tellallët e saj që dalin nëpër ekrane se drita e “Foltores” i verbon ata. E thotë me gojën e tij vetë Edi Rama i cili në mënyrë të përsëritur i thoshte se, problem kam Sali Berishën, por ky është çun i mirë dhe merrem vesh. Edhe mbrëmë kreu i “Meduzës” deklaronte se midis Bashës dhe Berishës, natyrisht Berisha e ka të rëndë në qafë. Edvin, bashkë me Bashën dhe gurin, të tre do t'ju rrokullis, je i pashpresë.”-tha Berisha.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit