Berisha “ndryshon mendje” dhe betohet para demokratëve: Do më keni këtu deri kur të jem 95 vjeç jo 85!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 18:36

Ish-kryeministri, Sali Berisha, po zhvillon “Foltoren” e radhës në Kurbin. Gjatë fjalës së tij, ai ka bërë edhe një “parashikim”, duke thënë se do të qëndrojë aktiv në politikë deri në moshën 95-vjeçare.

“Siç e dini ua pata thënë në parlament atyre socialistëve që këtu do më keni derisa të bëhem 85 vjeç. Tani këtu, po betohem se nëse i madhi Zot e bën të mundur do më keni këtu në mesin tuaj deri sa të bëhem 95 vjeç. Të përgatiten!”-tha Berisha.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit