Berisha ashpërson tonet: Edvin fundin e ke afër, do pësosh fatin e Fatos Nanos!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 17:50

Pasditen e sotme, ish-kryeminsitri Sali Berisha ka ashpërsuar tonet nga foltorja në Kurbin, duke sulmuar Edi Ramën. Berisha theksoi se Rama mori mandatin e tretë përmes patronazhistëve, ndërsa sipas tij ishe Basha ai që firmosi fitoren. Ndër të tjera, Berisha tha se paralajmërimin që i ka bërë Fatos Nanos, po ja bën edhe Edi Ramës, duke shtuar se fundin e ka afër ndërsa sulmoi edhe kreun e Partisë Demokratike, për të cilin tha mos “harro ta marrësh me vete”.

Më konkretisht, Sali Berisha është shprehur:

Edvin, Edvin, fundin e ke të afërt, ja ku është Kurbini në këmbë. Mjerë ti ç’do heqësh. Edvin, atë paralajmërim që i pata bërë Fatos Nanos, po ta bëj dhe ty nga kjo sallë, fatin e tij do pësosh nga burrat dhe gratë e Kurbinit dhe të mbarë Shqipërisë. Bëj gati valixhet, nisu për Beograd se në Shqipëri nuk ke vend. Mos harro të marrësh me vete edhe Lul pengun. Le që s’të bjen ndërmend kur të ikësh vet.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit