Luljeta Bozo lavde qeverisë për rindërtimin: Banorët morën vila në vend të kasolleve, ku kishin parë në fshat “bide”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 17:39

Deputetja Luljeta Bozo ka lavdëruar qeverinë për punën që ka bërë me rindërtimin, pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë dy vite më parë. Kujtojmë se nga tërmeti në fjalë humbën jetën 51 persona, ndërsa u shkatërruan rreth 100 mijë ndërtesa. Ndërkohë, tashmë Bozo ka thënë për A2CNN se qeveria ka bërë më shumë sesa mund të bënte, duke marrë parasysh mundësitë që ka teksa shtoi se qytetarëve shtëpitë iu erdhën si dhuratë.

Sipas saj, qytetarët kanë marrë vila në vend të kasolleve që kishin, ndërsa u shpreh se banorët e fshatit kanë marrë vila me banjo moderne, madje edhe me “bide”.

Më konkretisht, Bozo është shprehur:

Qeveria ka bërë jo mjaftueshëm, por ka bërë më shumë nga ç’mund të bënte, me takatin që ka, sepse duhet të shikosh mundësitë e qeverisë me çfarë ka në dorë. Njerëzit janë shumë mirënjohës, sepse ju erdhi dhuratë. As në ëndërr nuk e kishin menduar se do kishin një vilë të tillë, kur kishin një kasolle. Një kasolle që u shemb, u shkatërrua, mirë që nuk i zuri brenda. Vila në kuptimin e plotë të fjalës, me banjo moderne, ku kishin parë në fshat edhe bide.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit