“Mos bërtit”/ 30-vjeçari nga Shqipëria tenton të përdhunojë të miturën në Prizren

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 26.11.2021, 16:58

Mediat kosovare bëjnë me dije se një 30-vjeçar shqiptar ka tentuar të abuzojë sekusalisht me një vajzë të mitur në Prizren. Ngjarja ka ndodhur më datë 9 nëntor të këtij viti, por së fundmi Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të riut shqiptar, raporton Gazeta Express. E mitura po kthehej nga shkolla, ndërsa ai e ka kapur papritur për krahu dhe i ka thënë të mos bërtasë, pasi nuk do t’i bënte asgjë. 30-vjeçari kishte shkuar të qëndronte përkohësisht në Prizren.

Njoftimi i policisë:

Më datë 9 nëntor 2021, në orët e pasdites tenton të kryejë aktin seksual duke e kapur për krahu të miturën, e ndalon dhe i drejtohet me fjalët “ndalu se nuk të bëj asgjë dhe duke i thënë ‘’mos bërtit’’ dhe e prek në pjesët të trupit duke tentuar për ta dhunuar seksualisht të njëjtën. Me datë 09.11.2021, rreth orës 17:30, një “viktimë” femër e mitur, ka informuar se deri sa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i pa njohur ka tentuar ta dhunojë. Njësia përkatëse policore kishte filluar hetimet, pasi në bazë të raportimit të viktimës i dyshimti ishte i panjohur. Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, përmes informatave inteligjente dhe duke bashkëpunuar me qytetarë, hetuesit rajonal kanë arritur të bëjnë identifikimin dhe ndalimin e personit të dyshimtë për rastin tentim dhunimi. I dyshimti M.Xh i lindur në vitin 1991, shtetas i Shqipërisë më banim të përkohshëm në Prizren, u arrestua dhe u ndalua duke iu ngritur kallëzim penal. Në lidhje me rastin u informua prokurori i Shtetit i cili lëshoi aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë. Me rastin po merren hetimet rajonale të policisë në Prizren.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit