Koreja e Veriut ndalon palltot prej lëkure: Është mungesë respekti ndaj Kim Jong Un

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 26.11.2021, 16:33

Koreja e Veriut ka "çuditur" sërish botën me vendimin më të fundit në lidhje me veshjen. Bëhet fjalë për ndalimin e xhaketave prej lëkure dhe tashmë ato do t'i veshë vetëm lideri suprem Kim Jong Un. Radio Free Asia raportoi, duke cituar burime në vend se autoritetet në Korenë e Veriut janë shprehur se është mungesë respekti që njerzit e thjeshtë të vishen njëlloj me liderin suprem.

Për këtë arsye parashikohen edhe policë që do të patrullojnë në rrugë dhe do të monitrorojnë njerëzit dhe atyre që kapen me pallto, do iu konfiskohen. Xhaketat prej lëkure u bënë të njohura në vend në vitin 2019 kur Kim u shfaq në TV duke veshur një të tillë. RFA deklaroi se fillimisht, palltot prej lëkure të vërteta importoheshin nga Kina dhe ishin të njohura në mesin e të pasurve që mund të përballonin çmimin e tyre.

Por shpejt prodhuesit vendas të veshjeve filluan të importonin lëkurë të rreme për t'i prodhuar në vend, duke ua ofruar klientëve me çmime relativisht më të ulëta. Kërkesa u rrit më tej pas një paraqitjeje tjetër televizive nga Kim këtë vit. Vendmi i marrë së fundmi lidhet me frikën se ky “standardizim” pakëson pamjen e diktatorit dhe cenon autoritetin e tij.

Gjithçka filloi shtatorin e kaluar, kur tregtia jozyrtare midis Kinës dhe Koresë së Veriut u rihap pas bllokadës për shkak të një pandemie: tregtarët vendas filluan të blinin lëkurë sintetike për të bërë xhaketat dhe këto fillimisht u përhapën në klasat më të pasura, e më pas edhe në mesin e banorëve të zakonshme, si një modë e re.

Burimi: wionews.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit