“Ia bëri bam”/ Fqinja e Çalamanit tregon momentin kur mori flakë banesa

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 16:29

Ditën e sotme u bë me dije se banesa e Klodian Çalamanit u përfshi nga flakët. Kujtojmë se Çalamani është autori i vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiut. Sipas fqinjës së Çalamanit banesa e 38-vjeçarit u përfshi nga flakët në mesnatë, ndërsa sipas saj u dëgjua një zhurmë që dyshohet se ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Pyetja e gazetares: E patë zjarrin kur ra tek banesa?

Fqinja: Jo, jo. Ne ishim në gjumë nuk e pamë ka rënë natën zjarri. Ka rënë nga korrenti zjarri natën, bëri baam tek shtylla.

Çalamani jetonte i vetëm në banesën që sot është përfshirë nga flakët, ndërkohë që aty u vra dhe vogëlushi Mateo, i cili më pas u gropos në oborr.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit