“Mbërrin” në Europë varianti afrikan i Covid

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 26.11.2021, 15:35

Është identifikuar në Europë rasti i parë i mutacionit të Covid B.1.1.529. Ministri belg i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke njoftoi sot se autoritetet shëndetësore kishin regjistruar rastin e parë të këtij mutacioni në Belgjikë. Bëhet fjalë për një grua e cila ka shfaqur simptoma 11 ditë pasi kishte udhëtuar në Egjipt nëpërmjet Turqisë.

Ajo ishte pavaksinuar dhe nuk ishte diagnostikuar më parë me koronavirus. Gruaja nuk kishte asnjë lidhje me Afrikën e Jugut apo ndonjë vend tjetër në pjesën jugore të kontinentit afrikan. Sipas të dhënave të para, ky variant i ri do të ishte i aftë për shumë mutacione dhe për këtë arsye potencialisht rezistent ndaj antitrupave dhe vaksinave.

Varianti i ri i Covid B.1.1.5.2.9 i zbuluar në Afrikën e Jugut, ka nxitur Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera të forcojnë kontrollet kufitare. Ndër ta ishte edhe Italia, e cila pezulloi fluturimet me Afrikën e Jugut dhe nuk do të lejohen të hyjnë personat që gjatë 14 ditëve të fundit kanë vizituar vende si Malavi, Lesoto, Botsvana, Zimbabve, Mozambik, Namibia dhe Swatini.

Burimi: The Guardian | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit