Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit/ Në Kurbin ka ende familje që jetojnë në çadër, rindërtimi s’ka nisur

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 26.11.2021, 14:30

Kur janë mbushur plot dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, gjërat për familjen Murati në Shullaz të Kurbinit kanë mbetur po njëlloj dhe ende vijonë të jetojnë në çadër, pasi shtëpia u bë e pabanueshme nga lëkundjet e forta të tërmetit që la gjurmë dhe plagë të pashlyeshme për shumë familje shqiptare. "Është një vështirësi tepër e madhe. Kam kaluar dy dimra në çadër. Kam kaluar dhe stinën e verës dy herë. Jam me fëmijë të vegjël. Fëmijët i kam në shkollë. Kur temperatura është e lartë, i bëjnë detyrat nën hijen e pemës"- shprehet një anëtar i familjes Murati.

Deri më tani në Kurbin janë ndërtuar 524 apartamente, të financuar nga Turqia, por ende nuk ka përfunduar asnjë banesë individuale.

Shënim: Fotoja kryesore e lajmit është përdorur për ilustrim.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit