Tragjedia e dyfishtë në Vlorë/ Një banore flet për 34-vjeçaren: Ishte në depresion dhe me kriza nervore

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 26.11.2021, 13:53

Një tjetër dëshmi tronditëse është mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Vlorën mesditën e sotme. 34-vjeçarja Pamela Mërtiri u hodh nga kati i pestë i pallatit së bashku me fëmijën e saj 2 vjeç dhe për pasojë humbën jetën të dy. Një banore e lagjes “Pavarësia 2” tha se 34-vjeçarja vuante prej një muaji nga depresioni dhe se prindërit kishin shkuar ta kërkonin.

Njëra nga banoret tha :

Vajzë shumë e mirë. Doli doktor Vironi në pension dhe shkuan si familje në Tiranë. Unë e takova të ëmën më tha se kam Pamelën sëmurë. Ka një krizë nervore. I thashë merri ilaçet çupës dhe mos e lër vetëm. Sot erdhi dhe më pyeti e ke parë Pamelën? Unë e mora me mend se çfarë do ndodhte. Ka tetë muaj e ndarë, dhe ka një muaj që kishte shfaqur shenja depresioni. Nuk e meritonin prindërit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit