U hodh bashkë me fëmijën nga pallati në Vlorë, identifikohet gruaja

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 13:08

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak çaste më parë në Vlorë, ku një grua u hodh nga kati i pestë i një pallati bashkë me fëmijën e saj të mitur dhe për pasojë ndërroi jetë. Tashmë është identifikuar nëna që ndërmori aktin ekstrem. Sipas Syri bëhet fjalë për Pamela Mërtirin. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Pavarësia”, ndërsa sipas dëshmitarëve gruaja, rreth 35 vjeçe nuk jetonte në atë pallat.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak. Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit