Mbledhja mes dy qeverive/ Balluku: Nuk zgjatem shumë se nuk i pëlqen Ramës

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 26.11.2021, 12:49

Ditën e sotme qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë organizuar një mbledhje në Elbasan. Në këtë mbledhje janë firmosur disa marrëveshje, duke nisur nga njohja e siguracioneve, njohja e diplomave dhe deri tek abetarja e përbashkët. Ministrat përkatës kanë marrë fjalën dhe kanë folur në lidhje me marrëveshjet. Dy ministrat e Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Belinda Balluku, folën për marrëveshjen për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Ministri i Kosovës tha se do i rritet vlera Portit të Durrësit dhe do të lehtësohet qarkullimi i mallarave mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nga ana tjetër Balluku zgjodhi të mos zgjatej shumë për shkak se kjo gjë nuk i pëlqen kryeministrit Rama.

Balluku tha:

Hekurudhat janë mënyra e transportit më eficente. Ajo çka është më e rëndësishme është nxitja dhe rritja e volumeve të tregtisë që do të ketë mes dy vendeve tona. Përmend Porto Romano që tashmë ka nisur, është më modernja në zonën e Mesdheut jo vetëm në Ballkan. Kosova është vendi me të cilin Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksportit të mallrave në krahasim me vitin 2020. Ndërkohë 20% e mallrave, në Porto Romano kanë destinacion Kosovën dhe 35% e mallrave që vijnë nga Durrësi vijnë nga Kosova. Do të ndaloj dhe në një projekt tjetër, porti ekzistues i Durrësit që kthehet në një nga marinat më të mëdha në Mesdhe. Do të jetë një pol i turizmit që nuk do të jetë vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën. Nuk do të jetë vetëm për transportin e mallrave por do të lidhë portin brenda qytetit të Durrësit dhe të gjithë zonën ekonomike që do të zhvillohet me turizmin me Prishtinën duke i dhënë akses të gjithë qytetarëve të Kosovës. Nuk do të zgjatem shumë sepse kryeministri im nuk i ka qejf fjalët e gjata, por ne jemi besimplotë se dhe ky projekt i përbashkët do të ecë me ritme të plota.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit