Mbledhja e dy qeverive/ Ministrat e Kosovës erdhën me furgon në Elbasan

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.11.2021, 11:37

Sot është duke u mbajtur mbledhja mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Në këtë mbledhje janë firmosur disa marrëveshje, duke filluar nga njohja e siguracioneve, tek njohja e diplomave dhe deri tek abetarja e përbashkët. Ministrat përkatës marrin fjalën në mbledhje dhe sqarojnë çdo marrëveshje.

Ajo që është vënë re në këtë mbledhje është transporti i ministrave të Kosovës. Ata kanë ardhur në Elbasan me një furgon, i cili do i presë edhe për t’u larguar. Ende nuk dihet me çfarë kanë shkuar ministrat e Republikës së Shqipërisë, por jashtë biznesit të Gjergj Lucës, shihen shumë makina luksoze.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit