Shoferi i dehur në Elbasan i përplas makinën 34-vjeçares, më pas zbret dhe e kërcënon

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.11.2021, 09:51

Një 51-vjeçar me inicialet D.XH është arrestuar në Elbasan pasi shkaktoi një aksident dhe më pas kërcënoi shoferen e makinës që përplasi. Ai ishte i dehur kur ndodhi aksidenti. Mjeti i drejtuar nga 51 vjeçari u përplas me një mjet tjetër që drejtohej nga A. G. 34 vjeçe, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas aksidentit ai ka zbritur nga makina dhe e ka kërcënuar 34-vjeçaren.

Policia njofton se ai do të përballet me tre vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kanosje”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit