Prishtinë: Identifikohet një laborator për përpunimin e substancave narkotike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2021, 20:57

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në fshatin Prugoc të Prishtinës, në një shtëpi me qira të një i dyshuar është identifikuar një laborator i improvizuar për prodhimin e substancave narkotike dhe janë sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ku tha se ky aksion është bërë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës.

Tutje, në njoftimin e prokurorisë bëhet e ditur se në këtë çështje është i përfshirë një person i dyshuar, i cili është në arrati.

“Në këtë çështje penale organet e rendit kanë identifikuar një të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati, derisa prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e vendndodhjes së të dyshuarit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale ndaj të njëjtit”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit