Prokuroria e Kavajës jep informacion zyrtar për vdekjen e katër turistëve rusë, po hetohet për vrasje

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.11.2021, 16:48

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vdekjen misterioze të katër turistëve rusë në një hotel luksoz në Kavajë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë njofton se ka regjistruar procedimin penal parashikuar në Nenin 79 “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” të Kodit Penal. Prokuroria thotë se ka administruar një sërë provash, por nuk mund të publikohen.

“Në përgjigje të interesimit të medias informojmë opinionin publik se deri në këtë fazë të hetimit në dinamikë janë administruar një sërë aktesh e provash në funksion të çështjes të cilat janë në verifikim nga ana e prokurorisë. Janë marrë gjithashtu deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale. Të gjitha këto prova po vlerësohen në raport me njëra-tjetrën për të përcaktuar dhe ecurinë e mëtejshme të hetimit”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e prokurorisë.

Kujtojmë se shtetasit Natalia Burenkova, 58 vjeç, Sergei Burenkova, 60 vjeç, dhëndri i tyre Nikita Belousov, 37 vjeç dha vajza Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, u gjetën të pajetë në pishinën e hotelit në resortin "Gloria Palace". Ata ishin kthyer nga një vizitë në Ohër dhe pak minuta pasi u akomoduan në hotel, u gjetën të pajetë. Rrethanat mbeten misterioze dhe të pazbardhura plotësisht, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit