E papritur: Mjekët në grevë, IKSHP nuk publikon raportin 24 orësh

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2021, 16:26

Pas shumë paralajmërimeve, punëtorët shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore në Kosovë kanë hyrë në grevë 8-orëshe.

Greva vjen pas mosplotësimit të kërkesave që lidhen me implementimin e Ligjit të Pagave

Ndërsa, në grevë kanë hyrë edhe punëtorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Kështu ka bërë të ditur sot Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë.

Ndërsa, me të hyrë në grevë, deri tani IKSHPK nuk ka publikuar as raportin 24-orësh të infektimeve me COVID-19.

Në faqen e Facebook’it të Ministrisë së Shëndetësisë, ende nuk është publikuar raporti i IKSHPK’së.

Ky raport zakonisht publikohet para orës 15:00.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit