E FUNDIT/ Fifi largohet përfundimisht nga shtëpia e “BBV”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.11.2021, 15:13

Fifi ka vendosur të lërë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP. Këtë e ka njoftuar pak më parë. Ajo thotë se ka nevojë që të dalë jashtë dhe që të merret me veten. Pak ditë më parë, Fifi humbi ndjenjat pas debatit me opinionisten balina Bodinaku.

Para banorëve ajo tha:

Dua t’ju informoj se unë duhet të lë sot shtëpinë. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë dhe për këtë duhet të merrem pak me veten. Duhet të kujdesem për veten dhe nuk mund të vazhdoj më. Nuk po marr dot frymë këtu brenda.

Të gjithë banorët kanë shpërthyer në lot dhe janë përshëndetur me këngëtaren.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit